22/11 22:00
16 persona janë gjetur të mbyllur në rimorkion e një trageti pasagjerësh që udhëtonte nga Franca për në Irlandë.
Mendohet se 16 personat po kalonin për në Irlandë në mënyrë ilegale.
Grupi i personave u zbulua gjatë një kontrolli rutinë në bordin në një trageti që ishte nisur nga porti francez i Cherbourg-ut për në Rosslare të Irlandës.
Kontrollet e shumta janë shtuar në pikat kufitare pas ngjarjes së rëndë ku 39 persona vdiqën gjatë kalimit të tyre për në Britani. Ata ishin brenda një frigoriferi.
Të martën autoritetet holandeze gjetën 25 emigrantë në një traget mallrash menjeherë pas largimit nga porti në drejtim të Britanisë.
Top Channel