28/11 15:31
Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit me Fenerbahcen në kampionatit turk që e mbajti jashtë dy sfidave që zhvilloi Kosova ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, është më i rëndë sesa parashikohej për Vedat Muriqin.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës do të qëndrojë rreth 6 javë jashtë fushave të futbollit dhe ky vit mund të konsiderohet i mbyllur për bomberin e Fenerbahçes i cili pritet të rikthehet i gatshëm vetëm në janar të 2020-ës.
Ky dëmtim i ka prishur planet edhe klubit turk që shpresonte ta shiste në janar Muriqin për një shifër të konsiderueshme pasi ofertat për të janë të shumta.
Top Channel