Është mbajtur sot në Gjykatën e Apelit të Vlorës seanca e radhës ndaj ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Në shkallë të parë, Zagani është dënuar me 4.5 vite heqje lirie.
Seanca drejtohej nga relatore Margarita Buhala, anëtare e KED, por ajo është shtyrë për shkak të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë pasi nuk ka arritur të njoftojë subjektin e akuzuar nëpërmjet autoriteteve zviceriane, shtet ku ka fituar azil politik.
Por përkundrejt kësaj, në seancë është paraqitur babai i Dritan Zaganit, i cili ka ndjekur seancën. Gjithsesi, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, seanca e radhës është shtyrë për në janar të 2020-s.
Dritan Zagani denoncoi vite më parë lidhjen e anëtarëve të bandës Habilaj në Vlorë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Top Channel