Ka reaguar menjëherë Presidenca pas vendimit për shkarkimin e Besnik Muçit nga KPA.
Besnik Muçi, u emërua nga presidenti Meta si gjyqtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi pak më parë se Muçi nuk i përmbushte kushtet për të vijuar detyrën.
Ai u shkarkua pasi sipas KPA ka deklaratë të pasaktë të pasurisë si dhe ka cënuar besimin për sistemin e drejtësisë për publikun.
Gjykata Kushtetuese/ Vetting-u rrëzon të zgjedhurin e Metës, Besnik Muçi shkarkohet nga detyra
Në lidhje me këtë vendim Presidenca thotë: “ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”
Top Channel