Rrugët që mbeten në letër/ Gramsh, shumë premtime, pak ndërtime

21/11/2019 12:24

Rrugë të shkatërruara me gropa e baltë gjen pothuajse në çdo qytet të vendit, por më problematike situata është në ato zona të cilat u ndërtuan si informale.

Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite këto zona, lagje qyteti, nuk u bënë kurrë të tilla.

Kjo është lagja ish konservimi në Gramsh, ku banorët për më shumë se 20 vite vuajnë për rrugë e kanalizime.

Edhe pse është një distancë e shkurtër rruge, këtu nuk është vënë dorë asnjëherë, ndërsa edhe më problematike bëhet situata bëhet për mungesë të kanalizimeve të cilat në mot të keq shkaktojnë përmbytje.

Rruga është premtuar disa herë, por duket se ende do të mbetet thjesht projekt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA