Benny Gantz, konkurenti kryesor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka dështuar të formojë qeverinë e re, që nënkupton se ka mundësi të mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Partia Blu dhe Bardhë e Gantzit ka bërë këtë njoftim pak para se të përfundonte afati i fundit për të formuar qeverinë.
Gantz ka thënë se ka informuar presidentin e Izraelit, që nuk ka arritur të përmbushë kërkesën e tij, mirëpo ka thënë se do të bëjë përpjekje për të formuar qeverinë për të mirën e shtetit.
Gantz dhe Netanyahu kanë shënuar rezultat të ngushtë në zgjedhjet e mbajtura muaj më parë.
Netanyahu nga e djathta ekstreme ka dështuar po ashtu të formojë qeverinë muajin e kaluar, pasi dy parti të mëdha kanë refuzuar të bashkëpunojnë në të ashtuquajturin koalicion të madh.
Nëse nuk arrihet pajtueshmëri për formim të qeverisë brenda 21 ditëve, zgjedhjet e reja në Izrael do të mbahen në muajin mars.
Top Channel