Kompania e sigurimit kërkon prova për vdekjen e burrit, familjarët i çojnë kufomën në zyrë

21/11/2019 17:42

Anëtarët e zemëruar të familjes së tij u detyruan të dërgonin kufomën e Sifiso Justice Mhlongo tek një kompani sigurimesh, që i kishte kërkuar prova për vdekjen e tij.

Madje anëtarët e familjes kanë filmuan skenën e pazakontë dhe pamjet u bënë virale.

Kompania e sigurimeve, Old Mutual sipas tyre refuzoi ti paguante paratë e sigurimit të jetës së Mhlongo, duke thënë se kishin probleme me dokumentet.

Familja tha se i takonte të merrte 2.200 dollarë nga kompania e sigurimit.

Pas një pritje prej 9 ditësh për të marrë lekët, ata vendosën që ti dërgonin kompanisë provën e pakundërshtueshme për vdekjen e tij.

Në një video shihen duke transportuar me një çantë kufomën e Mhlongo në zyrën e kompanisë në provincën KwaZulu-Natal.



Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA