Deklarata e VV për Astirin, Kurti: Unë i lexoj si ju deklaratat
21/11/2019 21:20
Ditën e sotme në emisionin Open të Eni Vasilit është i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një deklaratë ku sulmonte veprimet për rastin e Astirit ku u prishën banesat që kishin mbetur pasi pengonin projektin për rrugën e unazës.
Gazetarja Eni Vasili e ka pyetur nëse deklaratat janë akuza ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe ai është shprehur se deklaratat që bën VV në Shqipëri i lexon si ne pasi publikohen.
Kurti:
Unë i lexoj si ju deklaratat sepse kjo është Vetëvendosja, sepse vjen prej poshtë lart.
/A.Pali/
Top Channel