Një avokat turk që punon për Ambasadën gjermane në Ankara u arrestua në shtator, tha të mërkurën një burim afër Ministrisë së Jashtme gjermane, duke përshkruar veprimet e autoriteteve turke si të pakuptueshme.
Rasti zbuloi se si marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë, vendet ku jetojnë tre milionë turq dhe shtetas gjermanë me origjinë turke vijojnë të jenë të tensionuara për shkak të pushtimit të fundit turk në verilindje të Sirisë, por edhe për shkak të kërcënimit të qeverisë Rexhep Taip Erdogan për të hapur portat e Europës për emigrantët.
“Avokati i ambasadës sonë në Ankara u arrestua në mes të shtatorit,” tha burimi Ministrisë së Jashtme gjermane, duke konfirmuar informacionin e botuar për herë të parë nga revista javore gjermane Der Spiegel.
“Arrestimi i tij është i pakuptueshëm për ne,” shtoi ai.
Avokati i ofroi “mbështetje absolutisht të pranueshme” misionit diplomatik gjerman, vazhdoi burimi.
“Autoritetet gjermane po punojnë “intensivisht” për “heqjen e akuzave” kundër këshilltarit ligjor të ambasadës në Ankara dhe lirimin e tij”, shtoi ai.
Siç shpjegoi Spiegel, avokati i ofroi ndihmë ambasadës në hetimet e saj për shtetasit turq që aplikuan për azil politik në Gjermani. Ai dyshohet për spiunazh.
Zyrtarët gjermanë “kanë frikë nga të dhënat e ndjeshme dhe dosjet e tëra deri në 50 azilkërkues kanë rënë në duart e shërbimit turk të inteligjencës”, sipas revistës.
Midis tyre janë aktivistë kurdë dhe ndjekës të predikuesit Fethullah Gulen, i cili jeton në ShBA dhe është akuzuar nga Presidenti Erdogan për udhëheqjen e grushtit të shtetit në një përpjekje për grusht shteti ushtarak në korrik 2016.
Top Channel