Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova nesër do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut
Shefja e BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje, e cila do të zhvillohet në Mitrovicën e Veriut.
Debati do të mbahet si pjesë e një serie diskutimesh të “Bisedave gjinore: Sepse ne bëjmë ndryshimin” për barazinë gjinore në tërë Kosovën.
Bisedimet gjinore kanë për synim të rrisin vetëdijen, kontribuojnë në ndryshimin e mendësisë dhe në përmirësimin e politikave të barazisë gjinore në Kosovë.
Debati ka për synim të theksohen çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen viktimat e dhunës në familje, siç janë mbështetja e pamjaftueshme, si dhe për të sjellë një ndryshim të politikave.
Për momentin, shërbimet sociale janë të pajisura në mënyrë jo të duhur për t’u marrë me këtë çështje dhe puna e organizatave të shoqërisë civile është reduktuar në kujdesin ditor, përfshi ndihmën e kufizuar psikologjike dhe ligjore.
Një strehimore për strehimin e viktimave është në plan për veri të Kosovës, ndërsa ende mungon strategjia për t’u marrë me këtë çështje.
Top Channel