Prishtine/ Hapet ekspozita me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve

20/11/2019 15:02

Sot në ndërtesën e Qeverisë, ish- Pallati i Rilindjes, për nder të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës është hapur një ekspozitë me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve.

Paraprakisht ekspozita ishte hapur në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, në Qendrën e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, për t`u përfunduar në Prishtinë.

Në këto ekspozita u prezantuan punimet, në të cilat personat e burgosur shprehin botën e tyre të brendshme apo edhe pendimin në lidhje me atë që ka ndodhur.

Punimet e tyre paraqesin qartë, se këta persona tani mendojnë dhe sillen ndryshe, si dhe janë të përgatitur për riintegrim në shoqëri.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar që të luajë rolin e vet për t’i ndihmuar të burgosurit që të ndryshojnë pozitivisht dhe të përgatiten për riintegrim në shoqëri, si individë të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë dhe rrethin ku do të jetojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA