Ka përfunduar takimi i presidentit Meta dhe Sali Berishës. Menjëherë pas takimit Berisha ka dhënë për mediat detajet e takimit.

Ish-kryeministri i ka dalë në mbrojtje Metës, duke thënë se ai është totalisht në mbrojtje të Kushtetutës pë Gjykatën Kushtetuese.

“Gjatë këtyre 4 viteve reforma në drejtësi është lakuar më shumë se integrimi. Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve për reformën drejtësi që po kapet nga narkoshteti shqiptar. KLP-ja e sotme kryesohet nga një individ kunati i ndrikullës së radarëve .
cili gjykatës në 25-30 vjet ka shkelur në mbledhjet partiake , ai është mafiozi Ardian Dvorani. Ky gjykatës militinat ka bllokuar reformën 2 vite me radhë, kjo është baraz më 0 shtet ligjor.

E mbajtën peng reformën sa nxorën Dvoranin në krye.

A ka fyerje më të madhe për popullin, çfarë reforme është kjo ku kushtetuta përcakton se çdo kandidatë çdo vend në GjK do të mbushet duke patur 3 kandidatë, duke dhënë kështu mundësi zgjedhjeje.

Çfarë bën kapo mafia që shndërron KED në shpellë mafie, sjell në vend të 12 kandidatëve vetëm 4, nuk ka shkelje më të rëndë.
Atje janë paraqitur shumë por janë zhdukur që të gjithë. Mazhoranca po bën çdo gjë për të kapur Gjykatwn Kushtetuese ndërsa presidenti po bën gjithçka për ta mbrojtur atë”.

“Mendoj se presidenti me një përpjekje të jashtëzakonshme po mbron kushtetutën dhe reformën që është e falimentuar me kapjen e KED, kKLP-së dhe përpjekjet për kapjen e gjykatës kushtetuese”, tha Berisha më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA