Ademi: Nuk kam marrë ftesë nga komisioni i ligjeve, as si kryetare e Bashkisë Shkodër, as si…

20/11/2019 12:31

Voltana Ademi nëpërmjet një statusi në “Facebook” është shprehur se ajo nuk ka marrë asnjë ftesë për mbledhje në Komisionin e Ligjeve.

Ademi e cilëson veten akoma kryetare Bashkie në Shkodër pavarësisht se më 30 qershor u mbajtën zgjedhje, dhe Valdrin Pjetri ishte kandidati i vetëm.

Por ai nuk u bë kurrë kryetar pasi dolën të dhëna që kishte gënjyer në dokumentat e dekriminalizimit.

Statusi:

E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.

Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e radhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave.

Top Channel