Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini, të cilin e ka falënderuar për rolin e Italisë në KFOR dhe në forcimin e paqes në përgjithësi në Kosovë dhe rajon.

“Jemi mirënjohës për kontributin e Italisë në KFOR dhe për përpjekjet e gjithanshme për të forcuar paqen në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.Duke folur për KFOR-in dhe komandantët italianë të forcës paqeruajtëse, presidenti Thaçi është shprehur se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me gjeneralmajorin D’Addario dhe mirëpret mundësinë për të vazhduar këtë bashkëpunim me gjeneralmajorin Risi.

Ministri Guerini është i shprehur i lumtur që Italia ka kontribuar për forcimin e paqes në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit.Presidenti Thaçi shprehu edhe kënaqësinë që FSK në bashkëpunim me NATO-n, është bërë forcë profesionale, shumetnike, që i ka hapur perspektivë anëtarësimit të Kosovës në NATO në një të ardhme të afërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA