Në shkretëtirat e Dubait, po shtohen gjithnjë e më shumë ‘fermat’ e salmonit.
Nga një dhomë kontrolli, në mes të shkretëtirës, agimet dhe perëndimet norvegjeze dhe rrymat e ftohta të atlantikut, stimulohen për të krijuar kushtet perfekte për mijëra salmonë që rriten në rezervuare, pavarësisht kushteve përvëluese jashtë.
“Sot, emiratet e bashkuara arabe importojnë rreth 92 për qind të peshkut jashtë vendit. Objektivi ynë është që të mund të përmbushim këtë kërkesë për import dhe të plotësojmë edhe nevojat e brendshme në mënyrë që të kemi siguri ushqimore”.
Krijimi i ambjentit të duhur për salmonin, ishte sipas projektuesve vështirësia më e madhe. Por, ekspertët dolën me idenë e ujërave të errëta që përfaqësojnë thellësinë, një rryme të fortë si ato në oqeane, me të njëjtën sasi kripe dhe temperaturë të Atlantikut.
Madje, peshqve u ofrohet edhe agimi, perëndimi i diellit, batica, rryma të forta apo rryma të thjeshta si ato të lumenjve, por edhe ujëra të thella deti.
Për konsumatorët e brendshëm, peshku është pak i shtrenjtë, por i një cilësie shumë të mirë. Vec të tjerash, ai i dubait ëhstë edhe organik.
Top Channel