Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje Rusia ka riatdhesuar 32 fëmijë të tjerë të anëtarëve të Shtetit Islamik nga Iraku. Televizioni shtetëror rus tregoi pamjet e fëmijëve që mbërritën në aeroportin Zhukovsky, në periferi të Moskës, duke sqaruar se bëhet fjalë për të mitur të moshave nga 1 deri në 9 vjeç.
Ata do t`i nënshtrohen kontrolleve të kujdesshme mjekësore përpara se të afërmit t’i çojnë në shtëpi.
Ministria e Jashtme e Rusisë sqaroi që fëmijët ishin mbajtur në qendrat e azilit në Irak, apo edhe në burgje të këtij vendi ku një pjesë kanë qenë bashkë me nënat e tyre. Ky është grupi I katërt të fëmijëve rusë që riatdhesohen nga Iraku.
Ministria e Jashtme tha se gjithsej në shtëpi janë sjellë 122 fëmijë. Sipas presidentit presidentit Vladimir putin, 4,000 qytetarë rusë dhe rreth 5,000 qytetarë të vendeve të tjera ish-Sovjetike iu bashkuan grupit të dhunshëm xhihadist shteti islamik në Siri dhe Irak. Muajin e kaluar ndërkohë, gratë ruse që mbahen në kampet e familjarëve të ISIS-it kontrolluara prej kurdëve në Siri, i drejtuan Putinit një apel emocional për t`i ndihmuar të kthehen në shtëpi.
Gratë i referoheshin dy kampeve të ndryshme, Al-Holit në veri-lindje të Sirisë dhe Ain Issa pranë kufirit turk, duke këmbëngulur se nuk e mbështesin Shtetin Islamik, por druhen nga të tjerat që janë ende përkrahëse të zjarrta të ideologjisë së kësaj organizate, të cilat i përshkruanin si shumë “agresive“. Një nga gratë dëgjohej në një regjistrim duke qare, ndërsa pyeste: “Përse është kaq e vështirë që të na largoni prej këtej”?
Irida Vasia
Top Channel