Me ardhjen e dimrit, rreziku për t’u sëmurë rritet. Edhe pse moti i ftohtë, në vetvete, nuk shkakton ftohje ose grip, viruset mbijetojnë më gjatë dhe përhapen më shpejt në temperatura më të ulëta.
Ekspertët shëndetësorë këshillojnë që alternativa më e mirë është përqendrimi në parandalimin e infeksioneve të mundshme.Kur ka një rënie të papritur të temperaturës dhe niveli i lagështirës zvogëlohet, numri i viruseve rritet dhe sistemi imunitar dobësohet.
“Të dhënat tregojnë se viruset vazhdojnë dhe përhapen më shpejt në temperatura më të ulëta, duke i lejuar ata të infektojnë më shumë njerëz,” tha dr. Robert Glater, nga Spitali Lenox Hill në Nju Jork.
Në të njëjtën kohë, moti i ftohtë mund të rrezikojë sistemin imunitar, duke rritur mundësinë e zhvillimit të sëmundjes. Ekzistojnë prova të forta që rinoviruset, shkaku i shumicës së ftohjes, funksionojnë më së miri në ajër të thatë dhe të ftohtë. Një studim i fundit ekzaminoi se si viruset veprojnë në temperatura dhe nivele të ndryshme lagështie. Studiuesit kanë zbuluar se temperaturat më të ulëta dhe ajri i thatë që ato mbartin rrisin rrezikun e njerëzve për kontraktimin e rinovirusit. Kur virusi së pari bie në kontakt me trupin, më saktë hundën ose fytin, ai shumëfishohet për të shkaktuar infeksion. Kur temperatura e trupit tonë bie, gjë që ndodh kur moti është i ftohtë, viruset riprodhohen më lehtë.
“Përveç kësaj, temperaturat më të ulëta i japin virusit të gripit një shtresë mbrojtëse, duke e bërë atë më të fuqishëm dhe më pak të përshkueshëm”, shpjegon Glater.
Në temperatura më të larta, virusi humbet shtresën e ngurtë dhe bëhet më i butë andaj përhapet më pak.
“Në të njëjtën kohë, ajri i thatë dëmton aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar virusin,” thotë David Kutler.
Ai beson se ajri i thatë dëmton reagimin lokal imunitar të trupit ndaj pranisë së virusit. Përveç kësaj, ftohja ekstreme bën që enët e gjakut të ngushtohen, gjë që dëmton më tej reagimin imunitar lokal. Kur moti është i ftohtë, njerëzit mblidhen më shumë në ambiente ku viruset përhapen më shpejt dhe më lehtë. Në kushte të tilla, si ftohja e zakonshme ashtu edhe gripi janë shumë ngjitëse. Për shkak të mungesës së diellit dhe kohës së kaluar në ambiente të mbyllura, njerëzit kanë një sasi më të ulët të vitaminës D, e cila ndihmon sistemin tonë imunitar të funksionojë më mirë.
Doktor Kutler rekomandon të përqendroheni në parandalimin e ftohjes sesa në trajtimin e tyre kur tashmë jeni të sëmurë. Së pari, larja e shpeshtë e duarve është e domosdoshme, pasi bakteret përhapen nga një person në tjetrin, dhe larja e duarve mund të ndalojë këtë transmetim. Së dyti, gjithmonë merrni një shami xhepi me vete. Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i saj zvogëlon numrin e infeksioneve të frymëmarrjes. Personat e ndërgjegjshëm kolliten ose teshtijnë në shami sesa në ajër rreth vetes ose krahët, duke zvogëluar mundësinë e përhapjes së virusit. Nëse jeni i sëmurë, duhet të mendoni edhe për të tjerët dhe t’i mbroni sa më shumë që të jetë e mundur gjatë kësaj periudhe.
Top Channel