Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të dëgjojë sot dëshmitë hetimore të disa zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare, të cilët ishin dëshmitarë të telefonatës së korrikut mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Jennifer Williams, ndihmëse e Nënpresidentit Mike Pence, dhe Kolonel Lietnant Alexander Vindman, eksperti kryesor për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pritet të bisedojnë me Ligjvënësin gjatë sesionit të mëngjesit.
Të dy zyrtarët kanë shprehur shqetësimin për telefonatën që gjendet në epiqendër të hetimeve për përpjekjet e mundshme të Presidentit Trump për t’i bërë presion zyrtarëve ukrainas që të hetonin rivalët e tij politikë.
Pasdite, komisioni do të dëgjojë dëshminë e Kurt Volker, ish-i dërguar i posaçëm në Ukrainë, si dhe Tim Morrison, ish-drejtor për Europën dhe Çështjet e Rusisë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i dorëhequr muajin e kaluar.
Presidenti Trump u shpreh të hënën se do të “merrte realisht në konsideratë” të dëshmonte me shkrim në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve./VOA
Top Channel