Një kompani kanadeze për prodhimin e uniformave ushtarake ka krijuar materiale fleksible që mund t’i bëjnë njerëzit dhe objektet të padukshme.
Materiali, i prodhuar nga HyperStealth Biotechnology, me seli në Kolumbinë britanike, është në gjendje të refuzojë dritën.
Gjatë testimit, prototipi ka fshehur objekte të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme. Materiali, i quajtur Quantum Stealth, funksionon si ditën ashtu edhe natën, dhe gjithashtu mund të përdoret për të fshehur furnizimet ushtarake dhe anijet, transmeton KosovaPress.
“Jo vetëm që e fsheh objektivin në fushën e shikimit, por gjithashtu punon në energji infra të kuqe ultravjollcë, infra të kuqe dhe valë të shkurtër. Ajo bllokon spektrin termik, duke e bërë atë një mantel të padukshëm”, shpjegon kryeshefi ekzekutiv i HyperStealth, Guy Kremer.
“Është i butë dhe ekonomik. Unë pres që do të shohim aplikimet e para praktike brenda një viti,” shtoi ai.
Top Channel