29/11 23:02
Një grua gjahtare, nënë e tri fëmijëve, thotë se ajo i përdor për ushqimi kafshët që vret, ashtu si gjithë të tjerët. Megjithatë, ka marrë kërcënime me jetë për fotot që hedh në rrjetet shoqërore.
Lusi Rouz Xhejn, nga Zelanda e Re, e nisi gjuetinë kur u njoh me bashkëshortin e saj, Sharnin.
Tani kanë tri fëmijë bashkë dhe ndajnë pasionin për gjueti. Lusi është kundër fermave ku kafshët rriten në masë, dhe thotë se gjuetia është mënyrë e të ushqyerit që e mbron mjedisin më shumë se fermat e stallat.
Familja gjuan kryesisht derra të egër, drerë, dhi të egra, lepuj e kafshë të tjera të zonës.
Lusi thotë se kursen rreth 200 euro në muaj duke u ushqyer me mishin e kafshëve që vret.
Top Channel