Planet e SHBA-së për zhvendosjen e xhihadistëve nga burgjet siriane, 1 mijë të burgosur priten të mbërrijnë në Irak
Cdo tetë Mars gratë gjejnë një arsye të fortë për të bërë pushim edhe festë. Por sot më 19 nëntor është dita Ndërkombëtare e burrave.
Kjo datë përputhet me datëlindjen e babait të Dr. Jerome Teelucksingh, një mjek nga Trindadi dhe Tobago, i cili e rifilloi festën për Ditën Ndërkombëtare të Burrave në vitin 1999. Por cili është synimi dhe qëllimi i kësaj feste të Ditës së Burrave?
Kjo festë bëhet me qëllim të rritjes së modeleve pozitive të burrave dhe rritjes së ndërgjegjes për çështjet e tyre.
Këto përfshijnë tema të tilla si shëndeti mendor, mashkulloriteti, dhe parandalimi i vetëvrasjes së burrave.
Kjo ditë ndërkombëtare e burrave, përfshinë meshkujt që rrisin flokët dhe mjekrën e tyre në përpjekje për të nxitur biseda rreth shëndetit mendor të njerëzve, parandalimit të vetëvrasjeve, kancerit të prostatës dhe kancerit të testikujve.
“Dita Ndërkombëtare e Burrave është pjesë e një revolucioni global të dashurisë”, thotë Dr Teelucksingh. “Dita Ndërkombëtare e Burrave është hartuar për të promovuar modele pozitive në shoqëri dhe për të zhvilluar individë të shëndetshëm”, ka përfunduar ai.
Top Channel