Brazili humb rreth 10,000 kilometra katrorë pyje shiu çdo vit

19/11/2019 17:44

Rreth 9,760 kilometra katrorë nga pyjet e shiut në Brazil u shkatërruan nga gushti 2018 deri në korrik 2019, sipas agjencisë kombëtare braziliane INPE.

Kjo është pothuajse 30 për qind më shumë sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar dhe zona më e madhe e pyjeve të shkatërruara të shiut të regjistruara që nga viti 2008.

Ministri i Mjedisit Ricardo Sales fajëson aktivitetin e paligjshëm ekonomik për shkatërrimin e hapësirave të mëdha të pyjeve të shiut, transmeton KosovaPress.

Por aktivistët e mjedisit po i tregojnë gishtin qeverisë së Presidentit Jair Bolsonar, i cili ka hapur hapësirat e mëdha të pyjeve më të mëdha në botë deri në shfrytëzim tregtar.

“Të dhënat e reja tregojnë se shkatërrimi i pyjeve të shiut të Amazonës është plotësisht jashtë kontrollit,” tha Roberto Maldonado i Fondit botëror për mbrojtjen e natyrës (WWF).

Brazili u godit nga zjarret shkatërruese të pyjeve në fillim të këtij viti që kontribuuan në shkatërrimin e pyjeve të shiut.

Të quajtura “mushkëritë e planetit”, pyjet e shiut të Amazonës luajnë një rol kryesor në parandalimin e ngrohjes globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA