Gjatë fundjavës, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe ka evidentuar dhe ka arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur, me sasi alkooli nga 0.55 mg/l e deri në 0.67 mg/l.
Janë pezulluar 29 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara, 3 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1 për mungesën e kontrollit teknik të mjetit.
Gjithashtu, janë vendosur 79 masa administrative, nga këto: 8 për parakalime të gabuara, 9 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 49 për parkime të gabuara.
Kontroll i rreptë është ushtruar ndaj automjeteve të transportit publik (autobusë, fugona dhe taksi). Janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nga masa 0.33mg/l deri në 0.42 mg/l.
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm.
Top Channel