Zyra e OSBE-së në Tiranë ka thirrur një tjetër tryezë për reformën zgjedhore. Takimi është parashikuar të mbahet ditën e nesërme, ndërkohë që ftesa i është dërguar edhe partive opozitare jashtëparlamentare.

Siç raportoi dje Top Channel, Partia Demokratike do të marrë pjesë në nivel teknik, në tryezën e diskutimit, e cila do të ketë në fokus financimin e partive politike.

“Në parim, kemi shprehur gatishmërinë për të qënë perzent, po presim të njihemi me axhënden e takimit, i tha një zyrtar i lartë i PD-së, Top Channel.

Ndërkohë, liderët e opozitës do të mblidhen sot në selinë blu, në orën 17:30, për të diskutuar mbi agjendën e takimit.

Reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore që Bundestagu gjerman ka vendosur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pavarësisht se palët politike shprehin gatishmëri për realizimin e saj, qëndrimet që mbajnë janë të largëta, ndërkohë që nuk mungojnë as parakushtetet të cilat ngadalësojnë procesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA