Takimi Trump-Orban, batuta e udhëheqësit hungarez për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë: A mund ta marr me vete në Hungari? 08/11 08:33
Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tiflis vazhdojnë protestat. Policia ka përdorur gaz lotsjellës.
Pas demonstratës së madhe të së dielës, edhe të hënën u mblodhën demonstrues që kërkojnë zgjedhje të reja të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujëhedhës. Shkaku për protestat më të fundit qe dështimi i reformës zgjedhore.
Që në verë për këtë pati trazira, bën të ditur radio kombëtare gjermane Deutschlandfunk. Pas kësaj, partia në pushtet pati premtuar një reformë zgjedhore, me të cilën përbërja e parlamentit do të përcaktohej krejtësisht përmes sistemit proporcional të zgjedhjeve. Por kjo reformë dështoi të enjten e kaluar në parlament./DW
Top Channel