Ndërkohë që numri i deputetëve për secilën parti nuk është zyrtarizuar ende, Lëvizja Vetëvendosje vijon negociatat për formimin e qeverisë së re.

Kësaj partie, e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, i është bashkuar së fundmi deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi. Vendimi është zyrtarizuar në takimin e zhvilluar sot me Albin Kurtin, kryetar i VV-së.

“Në takim u bisedua edhe mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim duke e bërë VETËVENDOSJE!-n fituese, si subjektin e parë në vend dhe grupin më të madh në legjislaturën e shtatë në Kuvend.

Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e shtatë.

Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë”, thuhet në njoftimin e VV.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA