I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, presidenti i Republikës, Ilir Meta i mëshoi faktit se shumë diplomatë të huaj janë treguar të njëanshëm duke mbështetur kryeministrin Rama dhe duke u shndërruar në justifikime për Ramën, teksa ky i fundit, sipas Metës, shkel sistematikisht ligjin.

Ndër të tjera Meta u shpreh për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca- n se është përgjegjës për situatën në Kushtetuese.

“Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca”, u shpreh presidenti i vendit.

Më tej shtoi:

“Ambasadorët të heqin dorë nga lobimet, po dëmtojnë vendet e tyre. Këta ambasadorë po dëmtojnë Edi Ramën dhe Shqipërinë. Ata i kanë krijuar Ramës idenë se mund të bëjë gjithçka. Një fjalë nuk thanë ambasadorët që duhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse. Ka patur një lobing të fortë për t’i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA