Legjendat e futbollit shqiptar i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të bashkisë për të mbjellë pemë në pjesën jugore të parkut pranë “Liqenit Artificial”.
“Kur një kryetar bashkie ose një menaxher qyteti pyetet për asetet, flet për rrugë, për sheshe, për pazare, për shkolla, për ndërtesa. Ndonjëherë e harrojmë se aseti numër një janë njerëzit. Sepse qytete pa bulevard, pa sheshe ka, por qytete pa njerëz nuk ka. Na ka kapur mania për të përdorur gjithmonë makinat që shkaktojnë ndotje, në këtë kazino-kapitalizmin e 30 viteve të fundit, ‘kap ça të kapësh’, pa menduar mendo për natyrën. Por, besoj se po vjen një gjeneratë e re, me çuan dhe goca që duan të merren me sport dhe që po e ndjejnë çështjen e mjedisit”, shprehet Veliaj.
Veliaj i informoi futbollistët për nismën që kanë marrë për të mbjellë 2 milionë pemë. “Kur sillemi mirë me mjedisin sigurisht që do të kemi rezultate në kryeqytet”, tha kryetari i bashkisë.
Top Channel