Djelmoshat brazilianë bënë një paraqitje mjaft të mirë, në rrugëtimin për të shkuar në finale, pasi arritën të eliminojnë edhe Italinë në fazën çerekfinale, por në testin e fundit vuajtën jo pak përballë Meksikës.
Kampionati Botëror U17 ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme në Brazil, teksa kanë qenë vendasit ata që kanë triumfuar, duke ngritur lart trofeun më të rëndësishëm të kësaj grupmoshe.
Djelmoshat brazilianë bënë një paraqitje mjaft të mirë, në rrugëtimin për të shkuar në finale, pasi arritën të eliminojnë edhe Italinë në fazën çerekfinale, por në testin e fundit vuajtën jo pak përballë Meksikës.
Kjo pasi këta të fundit kaluan në avantazh në minutën e 66’ me anë të Bryan Gonzalez, por reagimi i vendasve ishte në lartësinë e duhur dhe në minutën e 83-të gjetën golin e barazimit me anë të Kaio Jorge.
Duhej të vinte minuta e tretë shtesë, që Lazaro të shënonte edhe golin e dytë e të fitores, duke bërë që në Brazil të shpërthejë festa dhe djemtë meksikanë të dëshpërohen për mënyrën sesi e humbën finalen.
Ndërkohë vendin e tretë në Kampionatin Botëror e ka marrë Franca, që mposhti me rezultatin 3-1 Holandën, që kaloi e para në avantazh, por vuajti cilësinë e “gjelave” dhe pa të dilte kokulur në fund të 90-minutave.
Top Channel