Artisti Andy Link pretendon se një skulpturë e Banksy e shitur për një milion paund në një ankand nga Sotheby’s, në të vërtetë I është vjedhur atij dhe më pas është shitur në mënyrë të paligjshme.
The Drinker – Pijetari – është një parodi e veprës së famshme të Rodenit, “Mendimtarit“. Skulptura për të cilën ankohet Link është gdhendur nga Banksy dhe u shfaq mistershëm në një shesh të vogël në 2004 pranë Shaftesbury Avenue në qendër të Londrës, pa asnjë leje për vendosjen e saj, ashtu siç bën zakonisht artisti i famshëm, që nuk e zbulon identitetin e tij. Andy Link e mori statujën nga sheshi dhe regjistroi “gjetjen” në polici, pastaj kontaktoi Banksy për një shpërblim.
Çka u pa në vetvete si një vjedhje. Vetë Banksy iu përgjigj duke i thënë se mund ti derdhte sipër një shishe benzene e t`i vinte zjarrin. Kështu ndodhi që statuja qëndroi në kopshtin e Link-ut për tre vjet, e pastaj u zhduk, dhe ky i fundit e raportoi vjedhjen ne polici. Këtu qëndron dhe ngërci, sepse edhe pse dihej që ishte vepër e Banksyt, ajo nuk firmë të tij e as status zyrtar. Link pretendon se e gjeti gjoja të “braktisur” në rrugë dhe se duke e regjistruar në polici tani, kjo e bënte ligjërisht statujën e tij.
Tani që e pa në ankand është ankuar, por Sotheby`s nuk ia vuri veshin, duke thënë se përpara shitjes, ishte konsultuar si me policinë e Londrës, ashtu edhe me Regjistrin e Humbjes së Veprave të Artit.
Top Channel