Video/ Pesë të vdekur dhe 130 të plagosur nga tornadoja në Brazil 08/11 08:42
Më shumë se 1350 imigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në ishujt grekë të detit Egje, përballë Turqisë, njoftojnë rojet bregdetare greke.
Rojat bregdetare janë përfshirë në shpëtimin e 658 personave që prej të premtes ndërkohë që 730 refugjatë të tjerë kanë zbarkuar në brigjet e ishujve grekë të deti Egje.
Në fillim të tetorit, qeveria greke njoftoi transferimin progresiv të 20000 personave në ishujt grekë drejt kontinentit deri në fund të dhjetorit për lehtësimin e kampeve të ishujve të mbipopulluar.
Më shumë se 32000 persona jetojnë aktualisht në kushte të mjerueshme në pesë hot-spote, për një kapacitet me vetëm 6 200.
Top Channel