Instalacion të tillë kaq të veçantë, por edhe kaq të madh më herët Napoli nuk e kishte parë.

Jemi në sheshin Municipio, në një zonë historike, shumë pranë kështjellës Maschio Angioino, portit, teatrit San Carlo por edhe godinës së bashkisë (Komunës). Kjo është një ndër zonat më të rrahura nga turistët. 6000 turistë mendohet që e vizitojnë Napolin çdo ditë. Ajo që bie në sy është ky instalacion për të cilin ne kemi ardhur. Bëhet fjalë për 100 ujqër të derdhur në hekur të artistit kinez Liu Ruowang. Përtej këtyre ujqërve ndodhet edhe luftëtari. Përse e ka bërë artisti këtë zgjehdje? Të gjithë këta ujqër i janë drejtuar luftëtarit për arsyen e vetme, sepse njeriu po sillet shumë keq me mjedisin, me botën dhe kafshët. Por ka edhe një simbolikë tjetër. Ne e dimë të gjithë që veprat e artit nuk preken, në ndryshim nga kjo që po shohim. në këtë instalacion këta ujqër prej hekuri duken shumë miqësor, sepse njerëzit janë duke u fotografuar me ta, duke kaluar momente apo duke u parë me kuriozitet. Ne e nxitëm edhe më tej kërshërinë për të zbuluar se si ky projekt ka ardhur në Napoli. Përse është organizuar, cilët janë organizatorët. Çfarë thotë artisti? Hap pas hapi do t’ju tregojmë të gjithë këtë ndodhi këtu në mes të Napolit.

“Një ekspozitë e madhe ka vëshirësi të mëdha, por arritën ta realizonim me sukses në një ndër sheshet më të vizituara në Itali. Edhe artisti është habitur se sa shumë turistë dhe napolitanë e vizitojnë për cdo ditë instalacionin. Sa do zgjasë? Gjashtë muaj do të jetojë e hapur në Itali, pastaj do ta cojmë ne Firence dhe në qytete të tjera italiane. Ka ndonjë kuptim politik? Është kundër njeriut. Jemi një shoqëri pa ideale e kërkojmë vetëm të bëhemi të pasur duke shkatërruar cdo gjë. Ky është një mesazh jo vetëm për Napolin, por për gjithë botën. Shpresoj që këtë ekspozitë ta sjell në Tiranë”, u shpreh Milot, kurator.

“I kam filluar këto skulptura në 2007. Në Kinë kishte një zhvillim ekonomik shumë të fortë. Ekonomia e botës po ashtu ishte e mirë. Në një moment të caktuar m’u shfaq një mankth dhe një pasiguri, sepse mendoj që bota në një pikë të caktuar nuk do të jetë gjithmonë kaq e bukur. Ekonomia botërore do të bjerë dhe pata këtë ankth. Ujqit prezantojnë ankthin dhe pasiguritë e mia. Ndërsa sa i përket Shqipërisë mund të them që sapo njoha Milot me erdhi idea të bëja një ekspozitë në Shqipëri, sepse në periudhën kur jam rritur, Kina kishte lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Ishte për mua një emër shumë familjar. Të bej një ekspozitë në Shqipëri ka qenë ëndrra ime që fëmijë”, tha Liu Ruowang, artist.

Pse ishte e rëndësishme për ju të sillnit këtë ekspozitë këtu? Dhe çfarë ka simbolikë përtej?

“Ekspozita mbi të gjitha është shumë e bukur. Ka ngjallur kuriozitet. Sepse shtë origjinale, është art bashkëkohor, por ka edhe një mesazh antik në historinë e njerëzimit. Mbrojtja e kafshëve dhe planetit kundër njerzve. Pra koncepti përmbyset. Nuk është i keq ujku, por mbase janë qëniet njerëzore. edhe në përralla e tregojnë ujkun të keq. Por ne jemi për mbrojtjen e planetit. Mbrojtja e planetit kalon nga kultura, natyra, shkëmbimet dhe përmes vlerësimit të diversitetit. Porti është i hapur, qyteti është i hapur. Ishte e vështirë të bindje disa autoritete për këtë ekspozitë sepse e mendonin si të rrezikshme për qytetin, dhe akoma ka nga ata që natën tremben. Dhe duhet në fakt, sepse duhet të reflektojnë. Nëpërmjet frikës vjen reflektimi”, deklaroi Luigi de Magistris, kryetar i Komunes Napoli.

Ju s’keni frikë?

“Unë jo. S’kam frikë as nga kafshët as nga njerëzit.”

Ky pra është një ndërthurje estetikash dhe kulturash. Itali, Kinë dhe Shqipëri. Dhe mbijetesa e vështirë e çdo qënieje njëzorë që mbrohet. Por në këtë rast sado të egër që të duken, këta ujq janë miqësorë sidomos me fëmijët që s’rreshtin duke u fotografuar me ta. Ekspozita është financuar nga galeria Lorenzelli, Milano.

Kështu pra ujqit erdhën nga deti nga porti. Siç duket Napoli është një qytet që mirëpret edhe ujqërit. Apo mbase duhet të ndryshojë miti për ta. Përrallat e të tjera që i etiketojnë si kafshë negative. Në fakt ata janë natyra, që edhe njëherë rebelohet kundër qenies njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA