Të jetosh duke qëndisur thasë, njihuni me gruan që fiton para duke punuar me grep e gjilpërë

17/11/2019 20:51

Të mbash familjen me grep dhe gjilpëre, kjo është sakrifica që bën një grua nga Gradishta e Divjakës. Zylfie Biçaku sëbashku me familjen e saj erdhën nga fshatrat e Librazhdit për një jetë më të mirë në Myzeqe.

Kjo lëvizje për Zylfien në fillim nuk rezultoi pozitive pasi për të gjetur një punë për vetë ishte shumë e vështirë. Për të siguruar të ardhura Zylija nisi të praktikonte një zanat që e kishte trashëguar nga të parët e saj, atë të qendisjes dhe punëve me shtiza. Fillimisht Zylfia na tregon si e nisi duke bërë papuçe dhe triko me punime me shtiza, fustane për fëmijë etj.

Por veç punimeve me shtiza me kalimin e kohës nisi kërkeksa për punimet me qëndisje. Zylfija tregon se ka shumë kërkesa nga persona të ndryshëm që nga familjarë deri tek sipërmarrës privatë vendas e të huaj, të cilët me punime artizanale duan të dizenjojnë logot e bizneseve të tyre.

Qendisjet bëhen në copa të ndryshme që nga ato me të hollat deri te thasët. Me anë të rrjeteve sociale Zylfia arrin të sigurojë tregun.

Për familjen e Zylfies qendisja me dore është e vetmja mundësi kryesore ekonomike për familjen e saj. Veç fëmijëve të saj, Zylfija kujdeset dhe për mbesën të cilën e ka marrë nga vëllai i cili është i paralizuar dhe nuk mund të kujdesej dot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA