Politikani serb që e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe që vazhdon ta mbështesë atë, Çedomir Jovanovic, reagoi pas lajmit se presidenti Aleksandar Vucic ishte shtruar në spital me probleme kardiake.
Jovanovic ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet pranë Vuçiçit, dhe e ka shoqëruar me një koment. Jovanoviç uron që kreu i shtetit të kthehet shpejt në detyrë, në mënyrë që ta mposhtë, siç thotë ai, me ndershmëri.
Ai i ka dëshiruar kthim sa më të shpejtë Vuçiçit në detyrën e tij, në mënyrë që, siç është shprehur vetë Jovanoviq, ta mposhtë me ndershëmi. “Ne kemi qenë këtu për 25 vjet, deri më sot të gjithë në vendin që ai zgjodhi, ai ishte gjithmonë një kundërshtar serioz, unë dua që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur që ta mposht me ndershmëri”, ka qenë mesazhi i politikanit serb.
Vetë Vuçiç përmes Instagramit njoftoi se do të jetë në punë me kohë të plotë duke filluar nga e hëna. Presidenti 49 vjeçar, po mbahet në spital në vëzhgimin e mjekeve.
Ish ultra nacionalisti që pretendon të jetë shndërruar në një reformator pro evropian, ka qenë pjesë e Partisë Radikale Serbe të drejtuar nga ultra nacionalisti Vojislav Sheshel deri në vitin 2008.
Gjatë luftës në Kosovë, Vuçiç shërbeu si ministër për informim në qeverinë e Sllobodan Millosheviç, e ka mbajtur dhe freret e ekzekutivti të vendit në 2014, përpara se tre vjet më vonë, të zgjidhej president.
Top Channel