Në kohën kur përplasja institucionale mazhorancë-Presidencë ka mbërritur në pikën më të nxehtë, Lulzim Basha la të kuptohet se ka zëra të cilët mendojnë se ai duhet te jetë në Tiranë dhe jo jashtë saj.

“Ju do pyesni, mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike, unë kam zgjedhur të shoh krizën me sytë tuaj”, u shpreh Basha gjatë takimit me fermerët e Lushnjes dhe Divjakës.

Në paketën e premtimeve  për fermerët,  kryedemokrati përmendi për herë të parë dixhitalizimin e bujqësisë. Por, hapi i parë do të jetë  mbështetja direkte financiare për fermerin.

“Dixhitalizimi i bujqësisë jetësor, më nje cip shmang  burokratët dhe hajdutët duke ofruar subvencione  direkte sepse cipi nuk kërkon kafe.  100 milion euro te ndara vec per mbeshtetje direkte  per fermerin shqiptar.  Nuk do te keni nevoje per nipt, identifikimi do te behet me karte identiteti. Do I bejme realitet premtimet, nese nuk mbajme fjalen meritojme protesten”, deklaroi kreu i PD.

Basha u tha fermerëve se shteti po punon kundër tyre me kriminelet.

“E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojne ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për këta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe”, tha ai.

Zgjidhjen,  Basha e sheh të zgjedhjet, të cilat i kërkon në  të njëjtën ditë parlamentare  dhe lokale .

Elda Menga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA