Socialistët disa vite më parë ishin skeptik për futjen e votimit dhe numërimit elektronik. Por me kalimin e viteve duket se kanë ndërruar mëndje.

Në ditën kur anëtarët e PS iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur delegatët e kongresit të fund shkurtit 2020 në një qendër votimi u përdor elektronika.

Ishte zgjedhur qendra e votimit të njësisë nr.8 të PS në Tiranë, ku u testua identifikimi dhe votimi elektronik.

Anëtarët e PS të kësaj njësie, përfshi të parin e tyre Edi Rama, pasi dorëzonin kartat e identitetit, identifikoheshin në listë, shkonin përpallë pajisjes ku në ekran shfaqeshin dy lista. Një për gra dhe një tjetër për meshkuj.

Thjesht me një të prekur me gisht ata zgjidhnin të preferuarit e tyre për delegatë në Kongres, e në fund mjaftonte shtypja e butonin dërgo për të përmbyllur vullnetin e shprehur.

Socialistët përmes votimit të sotëm në të gjithë degët në Shqipëri synojnë të çojnë në kongres 47% gra dhe vajza.

Muhamed Veliu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA