Raporti i auditit në KQZ, 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit. Emrat e deputetëve që “hapën thesin” 22/02 14:19
Në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Elbasanit, dhe të festave të Nëntorit, në Muzeun Etnografik në Elbasan, është hapur një ekspozitë me foto të vjetra nga arkivi i këtij muzeu.
Shumica e fotove që flasin për këtë datë të rëndësishme dhe njerëzit që kontribuan nuk është publikuar kurrë më parë.
Por përveç nxënësve që vizitojnë muzeun, duket se interesi nuk është i madh nga qytetarët, edhe pse ekspozita është interesante dhe e papublikuar më parë.
Çetat e asaj kohe, brigatat sulmuese, djemtë e vajzat partizane, shtëpitë që u përdorën si bazaluftarake etj, janë pjesë e kësaj ekspozite, e cila përshkruan një pjesë të historisë tonë.
Top Channel