16/11 13:08
Është publikuar formacioni më i mirë i kampionatit italian për 12 javët e para të sezonit 2019-2020, sipas të dhënave të statistikave të publikuara nga OPTA.
Bie në sy se skema më e mirë e përzgjedhur është ajo 3-4-1-2, ndërsa skuadrat që dominojnë në këtë formacion janë Interi e Lazio me nga 3 futbollistë dhe mungon ylli portugez i Juves, Cristiano Ronaldo.
Në portë është përzgjedhur gardiani i Juventusit Szczesny, ndërsa në mbrojtje janë De Vrij, Acerbi dhe Theo Hernandez. Nainggolan, Brozovic, Gomez dhe Pjanic janë në mesfushë, ndërsa Luis Alberto është pas sulmuesve Ciro Immobile dhe Romelu Lukaku.
Top Channel