Ditën e sotme, biznesmeni Orce Kamçev ka ngritur padi penale kundër ish shefes së PSP-së, Katica Janeva, djalit të saj Llazar Janev dhe prokurores Lile Stefanova.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe shefja e Prokurorisë, Villma Ruskoska, e cila shprehet se mëngjesin e sotëm e ka pranuar padinë penale.

Në padi shkruhet se Kamçev akuzon Janevën për qëllime përfitime në para ndaj tij, ajo së bashku me të birin.

“E pandehura e parë Katica Janeva si person zyrtar – prokuror publik e cila ka udhëhequr me PSP-në, pasi në 2018-tën në Shkup ka krijuar një grup prej disa personave me qëllim kryerjen e veprave penale, për të cilat mund të shqiptohet dënim me burg nga tre vite e më lartë. Pasi ka përgatitur plan për mënyrën e veprimit të grupit dhe rolin e secilit anëtar të grupit, e ku pjesëtarë kanë qenë e pandehura e dytë Lile Stefanova, e cila ka vepruar për lëndë të cilat i janë ndarë direkte nga e pandehura e parë Katica Janeva, të pandehurit kanë ndërmarrë disa veprime me qëllim që të përfitojnë të holla të majme, dhe si rezultat të këtyre veprimeve, të dëmtuarit Jordan Kamçev dhe personit juridik KARA AD Shkup i kanë shkaktuar dëm material në shumë të majme, dëm jomaterial si dhe të dëmtuarit Jordan Kamçev dhe personave juridik me të cilët ai është i lidhur në menaxhim”, thuhet në denoncim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA