Bizneset kosovare nuk janë dakort me Shengenin Ballkanik të lajmëruar.

Edhe pse nuk janë pjesë tani për tani, ato thonë se në këtë fazë të projektit janë kundër, në kushte ku nuk po zbatohen dot 36 marrëveshjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i klubit të prodhuesve të Kosovës thotë se fillimisht duhet hapur tregu mes dy vendeve shqip-folëse.

Edhe Sokol Kraja, kryetar i bordit të bashkimit të prodhuesve shqiptar i nënvizon nevojën e krijimin e tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë si hap i parë për rritjen e bizneseve.

Njohja e faturave të TVSH dhe certifikatave fitosanitare janë kërkesa kryesore.

Volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës llogaritet rreth 300 milionë euro në vit, kurse për gjashtë mujorin e parë të 2019 numri i bizneseve shqiptare që eksporton drejt Kosovës nuk e kalon 800 subjekte.

Donald Jorgoni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA