Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën
Që nga paslufta kanë vdekur 2523 persona nga aksidentet në trafik dhe ky numër konsiderohet alarmant, ndërsa mesatarisht në vit numri i aksidenteve me fatalitet është 122.
Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.
Këto institucione morën iniciativën për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”, duke organizuar fushata vetëdijësuese për të rinjtë, respektivisht studentët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës.
Me qëllim të përmbledhjes së aktiviteteve në shënim të kësaj dite ndërkombëtare të sigurisë, është organizuar një tryezë e përbashkët ku u paraqiten ngjarjet kryesore nga kjo iniciativë, vizitat dhe efektet që ka arritur shënimi i fushatës.
Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit nga Policia e Kosovës, theksoi se 2523 persona kanë vdekur që nga pas lufta në trafikun rrugor, ndërsa këtë vit është ul shkalla e vdekshmërisë krahaasur me vitin e kaluar.
Rexhepi theksoi se shkaktar të aksidenteve me fatalitet është mos përshtatja e shpejtësisë në rrugë. Fejzullah Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministri tha se në shërbim të kësaj dite kanë organizuar aktivitetet që kanë qëllimi që të rritet vetëdijesimi për të rinjtë.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku tha se shënimi i kësaj dite është qëllimi që të rritet vetëdijesimi për uljen e aksidenteve në trafik.
Ai tha se Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 400 milionë euro dëmshpërblim që nga pas lufta. Ndërsa, vetëm në këtë vit janë paguar mbi 22 milionë euro. Kurse, 40 milionë euro janë dëmet e këtyre kompanive nga veturat e paregjistruara.
Po ashtu, duke qenë se kjo ditë shënohet ndërkombëtarisht nga shumë institucione relevante, edhe tek ne kjo ditë merr vëmendjen e duhur me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion rrugor. Motoja e kësaj fushate është “Jeta nuk është pjesë e veturës./KosovaPress/
Top Channel