Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm qeveria do t;u japë mundësi qytetarëve që të rivlerësojnë pronat e patundshme me taksa të zbutura. Masa u shpall nga kryetari i komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ministrja e financave Anila Denaj.

Ministria e financave ka propozuar që taksa e rivlerësimit të jetë 3 për qind. Por si përfitojnë qytetarët nga kjo masë?

Sipas legjislacionit tatimor, shitja e një prone të patundshme në Shqipëri, qoftë kjo banesë apo tokë, i nënshtrohet taksës 15 për qind, e cila llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes.

Pra, nëse një individ e ka blerë një apartament 50 mijë euro para disa vitesh, por sot e shet atë 70 mijë euro, atëherë ai duhet të paguajë një taksë 15 për qind mbi diferencën e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Në këtë rast kjo diferencë është 20 mijë euro dhe detyrimi tatimor që duhet të paguhet nga qytetari është 3 mijë euro.

Por ligji ik ri që hyn në fuqi në një janar I jep të drejtën këtij individi, që ta rivlerësojë banesën me çmim tregu duke paguar jo 15 për qind por vetëm 3 për qind.

Pra për shembullin e mësipërm, taksa zbret nga 3 mijë euro që duhet të paguhej normalisht në vetëm 600 euro.

Sipas propozimit të qeverisë rivlerësimi do të lejohet si për banesat ashtu edhe pwr trojet.

Klodian Tomorri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA