Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, për vepra të ndryshme penale.

Njërit prej tyre policia i ka gjetur të fshehura në trup një mjet prerës dhe një dorezë grushti, ndërsa një tjetër ka aksidentuar një këmbësore dhe i treti akuzohet për veprat “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Njoftim/Vlorë

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të cilët kryejnë veprimtari të kundraligjahme, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

• E. H., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Vlorë pasi gjatë kontrollit personal që i është ushtruar këtij shtetasi, Policia i ka gjetur të fshehura në trup një mjet prerës dhe një dorezë grushti, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale si në armë të ftohta.

• R.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar autpmjetin në rrugën “Ali Demi” Vlorë ka aksidentuar këmbësoren 55 vjeçare A.L., e cila është shtruar në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore.

• P.P., 55 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar ka bërë ndalimin e këtij shtetasi për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vepra penale për të cilat Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA