“Teatri i Astirit” është tema që po trajtohet sot në emisionin “Open” në Top Channel, ku të ftuar janë banorë të Unazës së Re në kryeqytet, përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe gazetari Andi Bushati.

I ftuar në emision ishte edhe Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës. Ndonëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen në emisionin e sotëm, Mazniku është tërhequr në momentet e fundit dhe mesa duket problem për të është bërë prania në studio e banorëve të “Astirit”.

Refuzimi i Maznikut për të qenë i pranishëm në studio u kritikua nga të ftuarit e tjerë.

“Qeveria ka frikë të vijë në studion e Top Channel”, u shpreh Jamarbër Malltezi, përfaqësues i PD-së, i cili përgëzoi moderatoren Eni Vasili për temën që po trajton dhe të ftuarit në studio.

Edhe aktivisti Ervin Goci kritikoi tërheqjen e Maznikut nga emisioni.

“Ata kanë për detyrë të vijnë të flasin. Kanë frikë të përballen me njerëzit që i qeverisin”, tha ai.

“Ashtu siç ikin nga studiot, do të ikin shumë shpejtë edhe nga Shqipëria”, tha Klevis Balliu, ish-deputet i PD-së.

  “Kërko falje ose të nxjerr jashtë”, Vasili debat me Balliun. Banorët e “Astirit” distancohen nga dhuna ndaj gazetarit

  Open/ Aktivisti Ervin Goci: Po vidhet çdo centimetër tokë. Malltezi: Dhuna te “Astiri” mund të evitohej

FOTO GALERI
2/10

Top Channel