Në një kohë kur ndotja e mjedisit është shndërruar në një çështje globale, Italia do të bëhet vendi i parë në botë që që do ta trajtojë riciklimin dhe krizën klimaterike, si lëndë të detyrueshme për nxënësit e shkollave.
Që nga shtatori i vitit të ardhshëm, në institucionet arsimore, një orë në javë që do t’i dedikohet temave si ngrohja globale dhe ndikimi i njeriut në planet.”
“Shumë mirë do të bënin sikur këtë nismë ta zbatonin edhe në Shqipëri. Dihet si është niveli i ndotjes tek ne, më shumë se alarmant. Lënda shkollore do t’i ndërgjegjësonte fëmijët tanë, sepse ne e humbëm betejën tonë, thotë një zonjë me vajzën përdore. Ne kemi bërë disa orë mësimi në Edukatë Qytetare, por mësuesit e neglizhonin e ne gjithashtu, thotë një adoleshent”, shprehen qytetarët.
Ministri italian i arsimit Lorenzo Fioramonti tha se ‘Shkollat do përfshijnë agjendën e OKB për zhvillim të qëndrueshëm. Fioramonti tha se “shumë lëndë tradicionale, si gjeografia, matematika dhe fizika, do të studiohen në një këndvështrim të ri të lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm”.
“Unë dua ta bëj sistemin e arsimit italian të parin që vendos mjedisin dhe shoqërinë në qendër të asaj që mësojmë”, ka pohuar ministri.
Juli Ristani
Top Channel