Pjesa e rrugës nga rrethrrotullimi i TEG-ut në drejtim tëSaukut, është kthyer në një pistë garash për të rinjtë, të cilët e shfrytëzojnë për të testuar shpejtësinë në makinat e tyre.

Por mbrëmjen e së mërkurës, kjo rrugë, u bë objekt kontrolli i policisë rrugore, pikërisht për shpejtësinë.

Siç shihet edhe në radarët e policisë, ka drejtues mjetesh që jo vetëm kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në këtë rrugë, por ecin mbi dyfishin e saj.

Policia i ka konsideruar këto veprime të shoferëve, si të guximshme, vetëbesim i tepruar por edhe papërgjegjshmëri ndaj jetës. Për pasojë, në vetëm 2 orë e gjysmë, policia iu hoqi patentën 28 shoferëve.

Tre ditë më parë, në të njëjtën rrugë, humbi jetën 17 vjeçari Kristjan Vasili. Ai ishte pasagjer në makinën mercedez benz, ku shoferi që po drejtonte mjetin, ishte duke bërë garë me një tjetër makinë.

Gara i detyroi të përdornin shpejtësi të lartë, por shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me një tjetër automjet të parkuar në anë të rrugës. Përplasja ishte fatale për 17 vjeçarin e po ashtu mbeti i plagosur shoferi dhe dy persona të tjerë të cilën ishin në makinën anës rrugës.

Shpejtësia e lartë, mesnatën e së shtunës, u ndërpreu jetën edhe dy 17 vjeçarëve, Denada Traja dhe Suada Serani, në fshatin Bërzhitë. Shoferi 18 vjeçar Francesko Shaba, po drejtonte makinën me shpejtësi të lartë, por humbet kontrollin, duke dal nga rruga.

Andi Bora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA