Kërkohej nga Italia për prostitucion dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet në Tiranë 51-vjeçari
14/11/2019 12:56
Një 51-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion të paligjshëm është arrestuar në Tiranë.
Si rezultat i operacionit, në rrugën e Dibrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A.N., alias A. A., 51 vjeç, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë.
Ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.
Top Channel