Sektori privat në Kosovë do të fillojë protestat dhe grevat, nga e marta e javës së ardhshme.

Drejtuesit e sindikatës së pavarur dhe sektorit privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave, e morën këtë vendim pasi kërkesat për rritje pagash dhe zbatim të ligjit të punës e marrëveshjes kolektive, nuk janë dëgjuar. Punonjësit e sektorit privat kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga jo më të ulëta se 350 euro.

Nga java e ardhshme do të fillojmë me protesta dhe greva. Fatbardhësisht, organizmi i punëtorëve është në nivelin e duhur, edhe pse unë kam qenë i vetëdijshëm se ky vendim do të merret, protesta do të nisë nga dita e martë, e mërkurë dhe enjte. Për modelin se a do të jetë një orë apo dy orë dhe formën, sigurisht se do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Jusuf Azemi.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha se rritja e pagës duhet realizuar nga janari i vitit të ardhshëm, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.

Nuk pranojmë asnjë cent më pak se 350 euro. Kërkesa jona përfundimtare është që çdo punëtor i këtyre kompanive që janë kontraktues me Komunën e Prishtinës, pagat e tyre duhet të jenë 350 euro dhe asnjë cent më pak”, ka shtuar Azemi.

Protesta do të zhvillojnë edhe punonjësit e disa shkollave private në Kosovë, me të njëjtën kërkesë, rritjen e pagave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA