Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një fotoje që e cilëson foton e mbrëmjes shprehet se, “në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë”.
Më 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi. I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj.
Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë. Dy ushtarakët u nderuan me titullin “Dëshmor i atdheut”.
Top Channel