Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka thënë se gjithmonë i ka pëlqyer Alexandre Lacazzete si qendërsulmues.
Lacazzete ka arritur të shënojnë 38 gola në 97 ndeshje, por nuk është thirrur nga përfaqësuesja e Francës, transmeton KosovaPress.
Francezi në Kombëtare ka luajtur 16 ndeshje, derisa trajneri Didier Deschamps po preferon që në pozicionin e qendërsulmuesit të luaj sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud.
Henry ka thënë se i pëlqen Lacazzete si qendërsulmues, por më rëndësi është që Didier ta pëlqej.
“Didier e di çfarë po bën. Didier është trajneri i përfaqësueses dhe nuk e di pse nuk e ka thirrur. Është golashënues por gara për një vend të formacion te Francës është shumë e madhe. Giroud është duke ia dal shumë mirë, Griezmann mund të luaj gjithashtu. Plea është duke kaluar në formë të mirë me Monchengladbach. Ben Yedder është duke kaluar mirë te Monaco dhe kur ka luajtur në Sevilla. Është shumë e vështirë sepse duhet të respektosh vendimin e trajnerit. Gjithmonë më ka pëlqyer Lacazette si numër 9, por më e rëndësishmja është që Didier e pëlqen”, deklaroi ai.
Lacazette ka arritur të shënoi dy gola dhe të bëj një asistim në Premier Ligë këtë sezon.
Top Channel